Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merrnin deri në 35 mijë dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada
Tre persona, pjesëtarë të një grupi që kontrabandonte njerëz drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, janë vënë në pranga nga policia shqiptare. Hetimi ndaj këtyre tre personave ka ardhur si punë e përbashkët mes Njësisë së Shërbimeve Hetimor me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU që punon në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytet. “Në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç”, njoftoi policia. Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, H. M., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kontrabanduar disa shqiptarë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Më pas dërgoheshin në vende të ishujve Karaibe dhe më...