Administrata e UMT denoncon për presion dhe urdhëra të padrejtë ndaj tyre nga kupola e universitetit

Administrata e UMT denoncon për presion dhe urdhëra të padrejtë ndaj tyre nga kupola e universitetit

Disa punonjës të administratës të UMT i janë drejtuar me një shkresë në redaksinë e gazetës ku sqarojnë presionet që po i bëhen nga kupola e universitetit. Shkresa e plotë: Jemi disa punonjës administrate të UMT dhe ju vëmë në dijeni për një situatë të papranueshme dhe shqetësuese që po ndodh aktualisht në Universitetin e Mjekësisë Tiranë institucion të arsimit të lartë publik në vend. Së fundmi, është nxjerrë një urdhër i brendshëm nga Rektori dhe Administratori, i cili u drejtohet ekskluzivisht punonjësve të administratës dhe stafit ndihmës, duke i vendosur nën presion dhe kontroll të vazhdueshëm gjatë orarit të punës, nën pretekstin e forcimit të disiplinës në punë. Ky urdhër përmban tone kërcënuese dhe është përpjekje e qartë për të frikësuar dhe intimiduar punonjësit,...