Burimi: 
								Sarandanews.com
								
							
                                    Foto © Sarandanews.com                                
                            Lejoi kalimin e 2 personave të shpallur në kërkim, AMP arreston policin e Qafë-Botës
                            Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...