Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Një moment i zi për Amerikën”, Trump reagon ndaj vrasjes së Charlie Kirk
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar për hakmarrje pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën mbrëma gjatë një aktiviteti në një kampus në Utah. Kirk, bashkëthemelues i organizatës rinore Turning Point USA dhe një figurë e njohur e së djathtës amerikane, u vra me një të shtënë të vetme teksa po fliste për dhunën me armë në SHBA. Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur Kirk po i përgjigjej një pyetjeje mbi numrin e të shtënave masive në vend gjatë dy viteve të fundit. Sulmuesi dyshohet se ka qëlluar nga çatia e një ndërtese aty pranë, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utah-s, i cili konfirmoi se sulmi ishte “i synuar”. Në një fjalim në Zyrën Ovale,...