Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën, SHBA-ja ndalet në heshtje dhe përkujton tragjedinë e 11 Shtatorit
Shtetet e Bashkuara po shënojnë 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 me ceremoni solemne, vepra vullnetare dhe aktivitete përkujtimore kushtuar gati 3 mijë viktimave. Të afërmit e të ndjerëve, përfaqësues shtetërorë dhe figura politike u mblodhën sot në New York, në Pentagon dhe në Shanksville të Pensilvanisë për të nderuar jetët e humbura. Ndërkohë, të tjerë zgjodhën mënyra më intime për ta përjetuar ditën, përmes aktiviteteve familjare dhe shërbimeve komunitare. James Lynch, që humbi babanë e tij, Robert Lynch, në sulmet ndaj Kullave Binjake, tha se për familjen e tij dhimbja është gjithmonë e pranishme. “Është një nga ato ndjenja që nuk ikin kurrë. Por gjetja e gëzimit brenda atij pikëllimi ka qenë pjesë e rritjes time,” tha ai, ndërsa mori pjesë në...