Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dosja e Veliaj në GJKKO, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës
Etleva Deda do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas dorëzimit të dosjes ndaj 30 personave, mes tyre edhe Veliaj, u hodh shorti për gjyqtaren paraprake, u caktua gjyqtarja antikorrupsion, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. SPAK dërgoi në GJKKO dosjen e Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme renditen 13 akuza për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërsa edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa ngrihen 12 akuza. Top Channel