SPAK kërkon sekuestro të pasurive të Ahmetajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtarin për rastin e ish-ministrit

SPAK kërkon sekuestro të pasurive të Ahmetajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtarin për rastin e ish-ministrit

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Mehdi Bici, është caktuar relator i çështjes penale që lidhet me pasuritë e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Çështja e regjistruar më 10 shtator 2025, është një rekurs i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). SPAK kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror dhe sekuestrim preventiv mbi pasuritë e Ahmetajt, bazuar në Nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjin Nr. 34/2019 për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara.