Tragjike në Durrës, shtylla e dëmtuar e energjisë i merr jetën babait të 3 fëmijëve

Tragjike në Durrës, shtylla e dëmtuar e energjisë i merr jetën babait të 3 fëmijëve

foto nga vendi i ngjarjes DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr6 të qytetit të Durrësit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, që u shkaktua nga një shtyllë elektrike që ndodhej në rrugë, e cila prej kohësh ishte e dëmtuar, dhe e lënë në harresë nga institucionet. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej disa ditësh ishin ankuar për rrezikun që mund tiu kanosej nga shtylla e dëmtuar, por asnjë prej institucioneve nuk ka marrë masa. Për më shumë se një orë trupi i viktimës është lënë në rrugë, në pritje të kryerjes së hetimeve...