Trump reagon sërish pas vrasjes së Charlie Kirk: Po jetojmë në një moment të errët

Trump reagon sërish pas vrasjes së Charlie Kirk: Po jetojmë në një moment të errët

Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 10:19 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas vrasjes së politikanit dhe aktivistit konservator Charlie Kirk, duke u zotuar se administrata e tij do të ndjekë penalisht jo vetëm autorët, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre. “Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe dhunë tjetër politike, përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato,” tha Trump në një mesazh video të shpërndarë në rrjetet sociale. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se vendi po përballet me një periudhë të rrezikshme: “Amerika ka hyrë në një moment të errët.”