Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Presidenti Begaj: Me dhimbje të thellë përkujtoj viktimat e 11 shtatorit në New York
Presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Në Facebook, Begaj shkruan se vendi ynë “riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë”. Mesazhi i Presidentit të Republikës: Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara. Më 11 shtator 2001, botën e tronditi një nga sulmet më të tmerrshme në histori, kur dy avionë të rrëmbyer nga...