E priti mbi pemë sa të mbaronte dasma, Dumani: Më ishin mpirë këmbët, objektivi mu afrua…

E priti mbi pemë sa të mbaronte dasma, Dumani: Më ishin mpirë këmbët, objektivi mu afrua…

Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Nuredin Dumani tashmë u shndërrua në një vrasës profesionist, pikë referimi për bandat kriminale. Ai mori porosinë e radhës. Këtë herë nga Elbasani. Aty ku në vijim, emrat i tij dhe Talo Çelës dilnin në gjithë zinxhirin e vrasjeve. Objektiv për tu eliminuar ishte Arben Çeta. Sipas dëshmisë urdhri ishte dhënë nga Kamer Mehja, një figurë e njohur në qytet për aktivitetin e tij kriminal. Sipas dëshmisë së Dumanit, Çeta i kishte vrarë një familjar Kamerit dhe kishte bërë 13 vite burg. Pas lirimit, Kameri e donte të vdekur. “Nuk mundet që vetëm me një deklarim të bashkëpuntorit të drejtësisë të arrijmë në një vendim fajësie për autorët e veprës penale nga gjykata. Për më tepër që vendimin e saj...