Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Shkodrës autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur
Ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës, Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Nën masa të rrepta sigurie ai u shoqërua në gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë. Gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës. Mes të plagosurve janë Erogen Vaso si dhe një kamariere. Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit, teksa viktima të të shtënave mbetën dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja. Top Channel