Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sot Edi Rama jep emrat e qeverisë së re dhe kryeparlamentarit
Kryeministri Rama sot mbledh Asamblenë e PS në një ditë me shira. Si fitues i mandatit të katërt radhazi, Edi Rama ka përgjegjësinë si dhe premtimin publik se në këtë mandat të ri qeverisës do ta fusë Shqipërinë në BE. Kjo mbetet një përgjegjësi e madhe e kryeministrit, jo vetëm politike si mazhorancë, edhe kryesisht personali si Edi Rama. Për të tjerat Edi Rama qeveris i qetë dhe pa shqetësime. Ai ka bastin e jetës; futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Opozita? Nuk ka asnjë shpresë se mund të ndryshojë. Prapë Berisha, prapë ajo PD pa nerv dhe forcë. Ndaj Rama mund të marrë edhe mandatin 2029-2033. Nëse jemi me këtë Opozitë!