Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

Nga Avokat Arben Llangozi Për vite me radhë, rrjeti i njohur si “Salillari” ka funksionuar si një strukturë e fuqishme kriminale dhe korruptive, e aftë të ndikojë në të gjitha nivelet e pushtetit. Në krye të këtij rrjeti qëndron Pellumb Salillari, i cili jo vetëm që ka vendosur shefa komisariatesh, drejtorë policie dhe drejtues drejtorish, por ka ndikuar edhe në emërimin e kryetarëve të bashkive dhe, sipas dyshimeve, ka diktuar lista zgjedhësish për deputetë. Organizata e Salillarit është e njohur për ndërtime pa leje dhe jashtë projekteve të miratuara, përfshirë zona të mbrojtura mjedisore dhe pasuri publike. Në nivelet më të larta, rrjeti i Salillarit dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij me pushtetin për pastrim parash në bashkëpunim me figura të ndryshme politike dhe biznesmenë....