Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reshjet e shiut sjellin probleme në Durrës e Vlorë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë shkaktuar disa problematika në disa akse në Vlorë dhe në Durrës. Bëhet me dije se në Vlorë ka prezencë uji në rrugën “Hasan Kushta”, rruga te Kisha dhe disa rrugica në lagjen 24 Maj. Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar edhe në Durrës, ndërsa uji ka mbuluar kryesisht segmentet e ulëta të qytetit. Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura.