Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rikthehet Champions League, ja kush janë favoritët për ta fituar sipas superkompjuterit
11 Shtator 2025 8:19 Telesport Javën e ardhshme do të rikthehet Champions League dhe menjëherë bastexhinjtë kanë nisur të japin kuotat e para për ekipet favorite. Sipas superkompjuterit të Opta-s, i cili ekzekutoi 10,000 simulime, favoriti kryesor për të ngritur titullin e Ligës së Kampionëve 2025-26 është Liverpool. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë patur një merkato të mirë transferimesh, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro. Pas “reds”, që kuotohen me 20.4% shanse për të fituar Champions, renditet një klub tjetër anglez, Arsenal (16%). Kampionët në fuqi PSG janë në vendin e tretë (12.4%), përpara Manchester City dhe Barcelonës (të dyja 8.4%), ndërsa Chelsea është i shtati, përpara Real Madrid. Interi dhe Newcastle (me nga 3%) plotësojnë 10 vendet e para. Këto janë vetëm shifra...