Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Tragjedi në Durrës’/ Bie në kontakt me korentin e shtyllës së dëmtuar, humb jetën qytetari. Paralajmërimet e banorëve u injoruan nga institucionet
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një burrë ka humbur jetën pasi ra në kontakt me një shtyllë elektrike të dëmtuar, në një rrugë të përmbytur nga reshjet e dendura të orëve të fundit. Sipas të dhënave paraprake, viktima ka qenë duke kaluar në zonë kur ka prekur ujin në rrugë pranë shtyllës së amortizuar, e cila prej ditësh përbënte rrezik për kalimtarët. Ky kontakt fatal i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Banorë dhe biznese pranë vendngjarjes deklarojnë se prej më shumë se një jave kishin ngritur shqetësimin për rrezikun e shtyllës, por thirrjet e tyre janë injoruar nga autoritetet përgjegjëse. Ata shprehen jashtë kamerave se ishin të vetëdijshëm për pasojat që mund të sillte kjo situatë, por...