Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Teatri “Migjeni” në restaurim, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve teknike
Godina e teatrit “Migjeni” është në restaurim, ku ndërhyrjet synojnë përmirësim e infrastrukturës e kushteve teknike. Punimet në këtë teatër po kryhen nga investimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja shprehet se po realizohet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, ndërsa shumë shpejt do të rishikohen impiantet elektroteknike të skenës e rrjetit, ndriçimit dhe sigurisë, si dhe mobilimi i teatrit me ndenjëse të reja. “Po krijojmë kushte optimale për frekuentimin e teatrit; po rrisim komoditetin e spektatorëve dhe artistëve; po përgatisim terrenin për zhvillimin e më shumë ngjarjeve kulturore, me një rritje të pritshme prej 30 për qind çdo vit. Shkodra, “Djepi i Kulturës”, ka qenë gjithmonë në pararojë të zhvillimeve...