Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I cilësuar si ‘zëri i rinisë së MAGA’: Kush ishte aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk, që u vra me snajper
Salt Lake City, 10 shtator 2025 – Aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura të së djathtës amerikane dhe aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump, u vra mbrëmjen e së martës gjatë një eventi në Utah Valley University, ku po zhvillonte turin e debatit publik “Prove Me Wrong”. Sipas autoriteteve amerikane, Kirk u qëllua me armë në qafë nga një person ende i paidentifikuar plotësisht. Ai u transportua me urgjencë në spital, por plagët rezultuan fatale. FBI dhe ATF janë përfshirë në hetim, ndërsa një person është marrë në paraburgim si i dyshuar. Pamjet e sulmit qarkulluan shpejt në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të mëdha. Kush ishte Charlie Kirk? Lindur më 1993, Kirk themeloi në moshën 18-vjeçare Turning Point USA (TPUSA), një organizatë që...