Netanyahu i bën thirrje Katarit pas sulmit në Doha: Dëboni terroristët

Netanyahu i bën thirrje Katarit pas sulmit në Doha: Dëboni terroristët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij. Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, ne do ta bëjmë”, tha Netanyahu. Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se shteti do të “veprojë kundër të gjithë armiqve, kudo”. “Nuk ka vend që ata mund të fshihen”, shkroi Katz...