Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rehabilitimi i Kinostudios, miratohet shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme
Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, 10 shtator 2025, mori dhe vendim për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Ky vendim, vjen për shkak të projektit “Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio”, në favor të Bashkisë Tiranë. Sipas vendimit, shpronësimi do të kompensohet në vlerë të plotë për pronarët e pasurive të llojit “truall”, “ndërtesë”, “apartament” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 135,729,849 lekë. Ky shpronësim do të përballohet nga Bashkia Tiranë. Sakaq, shpenzimet procedurale, në masën 70 mijë lekë, gjithashtu do të përballohen nga Bashkia. Procesi i shpronësit do të nisë menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletorën Zyrtare, me një afat kohor prej tre muajsh. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri dhe Drejtoria...