Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
DETAJE/ Ç’po ndodh në Shkodër? K*rcënuan forcat Shqiponja në Shkodër, një nga të shoqëruarit efektiv policie në FNSH
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shkodër ku janë kërcënuar dy persona nga forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës. Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Njëri prej të shoqëruarve efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH). Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor.