Pamje dramatike nga arrestimi i të dyshuarit pas sulmit ndaj Charlie Kirk, aleati i ngushtë i Trump në gjendje kritike

Pamje dramatike nga arrestimi i të dyshuarit pas sulmit ndaj Charlie Kirk, aleati i ngushtë i Trump në gjendje kritike

Policia e kampusit në Utah Valley University ka konfirmuar se Charlie Kirk, themeluesi i Turning Point USA dhe aleat i ngushtë i Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri gjatë një vizite në kampus, dhe ndodhet në gjendje kritike në spital. “Sot rreth orës 12:10 u qëllua me armë zjarri drejt folësit vizitor, Charlie Kirk. Ai u godit dhe u nxor nga vendi i ngjarjes nga sigurimi i tij. Policia e kampusit po heton, një i dyshuar është në paraburgim”, thuhet në një postim zyrtar në platformën X. Ndërkohë, kanalet amerikane dhe rrjetet sociale kanë publikuar pamje të arrestimit të të dyshuarit, i cili shihet i shtrirë në tokë ndërsa policia e kap me forcë dhe e dërgon në një makinë patrulle. Arrestimi ka ndodhur...