Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmi me armë ndaj Charlie Kirk, reagon Presidenti Donald Trump: Një djalë i shkëlqyer, të lutemi për të
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas lajmit se aktivisti konservator Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri gjatë një eventi në Utah Valley University. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”. Kirk, i njohur për themelimin e grupit Turning Point USA dhe për aleancën e tij me ish-presidentin Trump, ndodhet aktualisht nën kujdes mjekësor, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sulmin. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin politik amerikan dhe më gjerë, ndërsa figura të ndryshme kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për Kirk dhe familjen e tij. Top...