VIDEO/ Bushati: Regjimi i Ramës është një autokraci e instaluar me vulë amerikane

VIDEO/ Bushati: Regjimi i Ramës është një autokraci e instaluar me vulë amerikane

Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, demokratët amerikanë, në 8 vite, punuan për të instaluar në Shqipëri një regjim autokratik të plotë, një shtet të kapur që sot mban vulën e Edi Ramës, por edhe bekimin e Uashingtonit. Sipas tij, regjimi i Ramës nuk është thjesht produkt i manipulimeve të brendshme, por është i stampuar me firmë amerikane. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati tha se as administrata Trump dhe asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore, nuk janë nisur nga parime të pastra, por gjithmonë nga interesa të ftohta. “Pra nuk është se ky Edi Rama mbështet drogën, fiton zgjedhjet me bandat e krimit dhe ne duhet ta godasim – jo. Përkundrazi, ata e kanë pranuar dhe...