Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pamje të rënda, publikohet në rrjetet sociale momenti kur aktivisti dhe aleati i Trump qëllohet në qafë
Pamjet e regjistruar gjatë ngjarjes së rëndë në Utah Valley University tregojnë momentin dramatik kur aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua në qafë. Videoja, që po përhapet shpejt në rrjetet sociale, tregon panikun dhe reagimin e menjëhershëm të të pranishmëve në sallë. Kirk, i njohur si aleat i Presidentit Donald Trump dhe themelues i grupit Turning Point USA, ishte duke mbajtur një debat publik kur ndodhi sulmi. Një person i paidentifikuar hapi zjarr, duke shkaktuar trazira dhe bllokimin e universitetit. Autoritetet lokale dhe FBI janë duke hetuar rastin dhe kërkojnë informacione shtesë për të zbuluar motivet dhe autorin e sulmit. Ndërkohë, komuniteti dhe mbështetësit e Kirk shprehin solidaritet dhe shqetësim për sigurinë e figurave publike në ngjarje të tilla. Ngjarja ka shkaktuar jehonë të madhe...