Tensionet në Lindjen e Mesme, kryeministri i Katarit: Netanyahu “vrau çdo shpresë” për pengjet izraelite

Tensionet në Lindjen e Mesme, kryeministri i Katarit: Netanyahu “vrau çdo shpresë” për pengjet izraelite

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, thotë se sulmi izraelit ndaj Dohas ka “vrarë çdo shpresë” për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës. Në një intervistë, Al-Thani theksoi se nuk mund të parashikonte si do të reagonte Hamasi ndaj propozimeve më të fundit amerikane për armëpushim, nëse Izraeli nuk do të kishte kryer sulmin e së martës. Megjithatë, ai paralajmëroi se të dyja palët, si Izraeli edhe Hamasi, “po i afrohen fundit të mundësive” për të arritur një marrëveshje. “Isha duke u takuar me një nga familjarët e pengjeve atë mëngjes, para sulmit. Ata po mbështeten tërësisht te kjo ndërmjetësim për armëpushim, nuk kanë më asnjë shpresë tjetër”, tha ai. “Mendoj se ajo që bëri (kryeministri izraelit...