Filmoi vajzat e Vjosa Osmanit, arrestohet operatori i medias, presidentja: Akt i rrezikshëm

Filmoi vajzat e Vjosa Osmanit, arrestohet operatori i medias, presidentja: Akt i rrezikshëm

Vjosa Osmani KOSOVË-Operatori i portalit Paparaci, në Kosovë, Jetmir Muji është arrestuar, pasi ishte duke filmuar në një shkollë në Prishtinë, ku studiojnë edhe vajzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Media shruan se Muji është ndaluar gjatë kryerjes së punës së tij si operator në afërsi të shkollës private. Në lidhje me rastin, presidentja u shpreh se disa gazetarë kanë publikuar pamje të vajzave të saj, vendndodhjen, klasat dhe rutinën e tyre ditore, duke i ekspozuar ato ndaj rrezikut të sulmeve, kërcënimeve apo edhe rrëmbimeve. Ajo paralajmëroi ndërmarrjen e çdo mase ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga “përndjekja e përsëritur” dhe veprimet që ajo i konsideron të rrezikshme dhe të paligjshme. REAGIMI I VJOSA OSMANIT: Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në...