SHBA dhe BE në lupë procesin për zgjedhjen e kreut të SPAK: Mandati i Dumanit ka përfunduar!

SHBA dhe BE në lupë procesin për zgjedhjen e kreut të SPAK: Mandati i Dumanit ka përfunduar!

Altin Dumani TIRANË-Zgjedhja e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE. Gara për kreun e SPAK hapet në 18 shtator. Sipas ligjit të këtij institucioni, kreu i tij zgjidhet një herë në çdo tre vjet dhe ky mandat është i parinovueshëm. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, lidhur me përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së deklaroi se do ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe ritheksoi angazhimin për mbështetjen e reformës në drejtësi.  "Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve...