Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VENDIMET/ Këshilli i Ministrave i kalon mbetjet Bashkive, caktohet edhe kostoja e ndërtimit: 560 € për m2
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mori disa vendime në lidhje me pronësinë, ndërtimet dhe mbetjet. Sa i përket mbetjeve është miratuar një projektligj, i cili përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve. Projektligj parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’, ndërsa parashikon edhe ashpërsimin e sanksioneve për ndotësit. I. Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore, duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese. Projektligji...