Vjosa Osmani: Gazetarët përndoqën dhe rrezikuan jetën e vajzave të mia

Vjosa Osmani: Gazetarët përndoqën dhe rrezikuan jetën e vajzave të mia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të një kameramani të mërkurën, duke deklaruar se disa gazetarë kanë rrezikuar sigurinë e vajzave të saj. Ajo ka denoncuar publikimin e vendndodhjes, klasave dhe incizimeve të paautorizuara të tyre gjatë kohës që frekuentonin shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. Osmani ka konsideruar se gazetarët asnjëherë nuk kanë raportuar për faktin se shefja e shtetit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë. Ajo ka shtuar se, ashtu sikurse edhe nxënësit e tjerë në vend, edhe vajzat e saj janë përballur me probleme: ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, mungesë pastrimi dhe mungesë sigurie në shkollë. “E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat...