Qeveria i jep dritën jeshile projektligjit ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’/ Ashpërsohen sanksionet për ndotësit

Qeveria i jep dritën jeshile projektligjit ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’/ Ashpërsohen sanksionet për ndotësit

Këshilli i Ministrave i ka dhënë sot dritën jeshile projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” përmes të cilit synon një reformë tërësore të trajtimit të mbetjeve. Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese. Sipas projektligjit, që u prezantua disa ditë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitimeve aktuale. Ky projektligj parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do...