“Planifikuan protesta, por s’kishin njerëz”/ Dashnor Sula ‘hap letrat’, zbulon PD: Kanë ngelur vetëm servilat

“Planifikuan protesta, por s’kishin njerëz”/ Dashnor Sula ‘hap letrat’, zbulon PD: Kanë ngelur vetëm servilat

Ish deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Parlament. Në një lidhje direkte Sula tha se Partia Demokratike sot është shndërruar në parti personale të Sali Berishës, e cila nuk arrin më të ngjallë shpresë apo të mobilizojë qytetarët. Ai nënvizoi se disa zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar protesta, por nuk janë realizuar, pasi nuk kanë mbështetjen e qytetarëve. INTERVISTA E PLOTË: Si është e mundur që edhe nuk i njohim zgjedhjet edhe do të shkojmë në parlament? Si duhet kuptuar kjo? Sula: Kjo është për të ardhur keq. Rruga që po ndjek opozita është rrugë pa krye. Dhe kjo rrugë pa krye ka filluar të paktën që në shkurt të 2019 me...