Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë. Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt. “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, ka shkruar Trump në rrjetin social. Kuptimi i komentit të presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të zgjedhë të japë më shumë hollësi më vonë sot. Kujtojmë se më herët për këtë çështje reagoi edhe ambasadori i Uashingtonit në NATO, i cili tha se vendi do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s”. Këto komente do të vinin si lehtësim...