Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dashnor Sula zbulon bisedat brenda PD-së: Planifikuan protesta, por s’kishin njerëz
Ish deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Parlament. Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Sula tha se Partia Demokratike sot është shndërruar në parti personale të Sali Berishës, e cila nuk arrin më të ngjallë shpresë apo të mobilizojë qytetarët. Ai nënvizoi se disa zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar protesta, por nuk janë realizuar, pasi nuk kanë mbështetjen e qytetarëve. INTERVISTA E PLOTË: Si është e mundur që edhe nuk i njohim zgjedhjet edhe do të shkojmë në parlament? Si duhet kuptuar kjo? Sula: Kjo është për të ardhur keq. Rruga që po ndjek opozita është rrugë pa krye. Dhe kjo...