Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK çoi dosjen Erion Veliajt për gjykim me akuzën e korrupsionit, reagojnë avokatët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë, shkruajnë avokatët e tij në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas tyre nuk ekziston asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat; asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës; dhe mbi të gjitha: asnjë provë. Më tej vazhdon një deklaratë e gjatë që përpiqet ta zhvendosë vëmendjen më tepër tek ana proceduriale se sa tek faktet konkrete për të cilat akuzohet Veliaj. gijotina.com/