Foto/ Rita Ora provokon me poza si Virgjëresha Mari

Foto/ Rita Ora provokon me poza si Virgjëresha Mari

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik të realizuar në Los Angeles, ku u shfaq në poza kontroverse, duke u paraqitur si Virgjëresha Mari. Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan të bardhë engjëllor dhe një pelerinë që i mbulonte kokën. Në duar mbante rruaza të bardha dhe pozoi në disa forma simbolike, mes tyre edhe me duart e bashkuara sikur ishte në lutje. Fotosesioni, i cili rikrijoi një skenë të krishterë, u realizua nga fotografi i famshëm David LaChapelle, i njohur për bashkëpunimet me yje si Britney Spears, David Bowie, Michael Jackson dhe Tupac. Por ndërsa fotot bënë bujë në media, në jetën private Rita Ora po përballet me kritika të ashpra nga fqinjët e saj në Primrose Hill, ku...