Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dërgimi i Veliajt për gjykim, avokatët e kryebashkiakut: Nuk ka fakte për abuzim me detyrën! Të vendosur të çmontojmë çdo pretendim
Avokatët e Erion Veliaj kanë reaguar pas dërgimit në GJKKO të dosjes në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij, Ajola Xxoa dhe një sërë biznesmenësh, përfshirë dhe zyrtarë shtetërorë. Në reagim avokatët mbrojtës kanë mohuar 13 akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për Veliajn duke u shprehur se prokurorët nuk kanë as prova e as fakte konkrete. “Thënë thjesht, nëse një prokuror e ka “provuar” një çështje kundër një të pandehuri sipas standardit të kërkuar, është një çështje që i takon vetëm gjykatës së shqyrtimit. Deklarata publike e SPAK-ut duket se është hartuar për të shkaktuar paragjykimin maksimal ndaj z. Veliaj, si në opinionin publik, ashtu edhe në çdo gjykatë. Kjo sjellje është në përputhje me veprimet e SPAK-ut gjatë...