Ndryshimet e qeverive gjatë 3 mandateve të socialistëve, Rama lëvizi 42 ministra

Ndryshimet e qeverive gjatë 3 mandateve të socialistëve, Rama lëvizi 42 ministra

Kryeministri Edi Rama, pritet të shpallë të enjten emrat e kabinetit të tij të ri në mandatin e katërt në krye të vendit. Report TV sjell një vëzhgim të të gjitha lëvizjeve të kryera, që nga 2013 kur mori për herë të parë drejtimin e qeverisë. Gjatë 12 viteve, kryeministri ndërhyri në mënyrë të shpeshtë për të bërë ndryshime në kabinet. Ai nuk ngurroi të eksperimentonte duke përdorur ekzekutivin si një trampolinë për promovimin e figurave të reja, pa ndonjë karrierë politike. Një pjesë e tyre nuk i rezistuan sprovës, dhe sot janë jashtë skenës. Të tjerë fituan besimin e kryeministrit duke u kthyer në lojtarë kyç të shumicës. Në total Rama bëri 42 ndërhyrje. Vetëm një grusht i vogël emrash, ishin pjesë e qeverisë,...