Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandali në Beograd/ Serbia rrezikon dënim shembullor, para Shqipërisë
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë, e mbyllur me fitoren 5-0 të anglezëve, u shoqërua edhe me sjellje problematike nga tifozeria vendase. Mbështetësit serbë u dëgjuan me kore raciste kundër Kosovës gjatë lojës. Në tribuna u shfaqën edhe flamuj me hartën e Kosovës si pjesë e territorit serb. Këto veprime janë pasqyruar në raportet e ndeshjes dhe pritet të vlerësohen nga UEFA. Nëse delegati i ndeshjes evidenton shkeljet, Serbia mund të ndëshkohet me gjoba dhe mbyllje të pjesshme ose të plotë të stadiumit në sfidën ndaj Shqipërisë. Një vendim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt atmosferën e kësaj përballjeje. Deri më tani, UEFA nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Për Shqipërinë, zhvillimi i ndeshjes pa tifozë serbë do të konsiderohej një avantazh.