5 muaj pas 11 majit/ PD ndan mendjen: Zgjedhjet nuk njihet, mandatet pranohen

5 muaj pas 11 majit/ PD ndan mendjen: Zgjedhjet nuk njihet, mandatet pranohen

Demokratëve ju deshën 5 muaj për të qartësuar qëndrimin politik pas zgjedhjeve të 11 Majit. Dy ditë para nisjes së legjislaturës së re Parlamentare, Sali Berisha thirri mbledhjen e Kryesisë ku prezantoi piketat e aksionit të vjeshtës. “Unë ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite”, tha Berisha. Mosnjohja e zgjedhjeve nuk përkthehet edhe mosrpanim të mandateve, ndaj Berisha kërkoi deputetëve që të jenë në Kuvend në 12 Shtator, duke u dhënë një përgjigje edhe demokratëve që kërkojnë akte të forta nga të zgjedhurit e tyre. “Unë di se ka një debat të marrim pjesë apo jo në parlament. Ua them ju personalisht, unë mendoj se në...