SPAK çoi për gjykim Erion Veliajn, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Nuk faktohet asnjë akuzë, proces që nisi mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar

SPAK çoi për gjykim Erion Veliajn, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Nuk faktohet asnjë akuzë, proces që nisi mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar

Avokatët e Erjon Veliajt, kanë reaguar pasi SPAK ditën e sotme dërgoi për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Përmes një reagimi për mediat avokatët e Veliajt theksojnë se kryebashkiaku i Tiranës i mohon të gjitha akuzat. Deklarata: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet: asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat; asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës; dhe mbi të gjitha: Asnjë provë Asnjë fakt Asnjë dokument Përkundër përshtypjeve që synon...