Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Qyteti fantazmë 85 miliardë dollarë që u ‘pushtua’ nga krokodilët
Një dekadë më parë, projekti gjigant ‘Forest City’ në Malajzi u prezantua si një nga gurët e çmuar të iniciativës kineze ‘One Belt, One Road’. Me investime që kapën shifrën marramendëse prej 85 miliardë eurosh, ai synonte të ndërtohej mbi katër ishuj artificialë për të strehuar mbi 700 mijë banorë. Sot, kjo ëndërr është shndërruar në një qytet fantazmë, me qiellgërvishtës, rrugë të zbrazëta dhe paralajmërime për krokodilë përgjatë bregut. I ndodhur përballë ngushticës së Johorit, vetëm 15 kilometra nga Singapori, Forest City u konceptua si një qytet modern, ekologjik dhe luksoz, me fusha golfi, parqe ujore, qendra tregtare dhe hapësira biznesi. Sipërfaqja e tij do të ishte gati katër herë më e madhe se Monako. Por dhjetë vjet pas fillimit të punimeve, vetëm 15%...