Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e cilësuar incidentin si një veprim ‘të rrezikshëm, të pamatur dhe të pashembullt’. Duke folur përkrah ministrave të Mbrojtjes të vendeve të E5, Healey tha se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloni. ‘Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës,’ paralajmëroi ai. ‘Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që kur Putini...