Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e kamarieres së plagosur në atentatin e Shkodrës: S’i përballojmë dot faturat

Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e kamarieres së plagosur në atentatin e Shkodrës: S’i përballojmë dot faturat

Familjarët e Meri Kacerrit, 25-vjeçares që mbeti e plagosur në masakrën e Shkodrës, kanë bërë thirrje publike për ndihmë financiare, pasi shpenzimet për trajtimin e saj janë të papërballueshme. Ata kanë hapur një fushatë donacionesh në platformën GoFundMe, duke theksuar se vajza ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të kushtueshme. ‘Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme. Me dorën në zemër, i drejtohemi miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme. Mirënjohja jonë është e pafund për...