“Tym i bardhë” për disa e “tym i zi” për të tjerë, Rama shpall nesër qeverinë e re

“Tym i bardhë” për disa e “tym i zi” për të tjerë, Rama shpall nesër qeverinë e re

Ora 10:00 e të enjtes do t’i gjejë të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese. Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 maj. Ky do të jetë edhe momenti i shumëpritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030. Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt. I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive...