Merr fund ‘ankthi’ për socialistët! Rama shpall nesër qeverinë e re

Merr fund ‘ankthi’ për socialistët! Rama shpall nesër qeverinë e re

Edi Rama TIRANË-Nesër merr fund 'ankthi' mes socialistëve! Kryeministri Edi Rama nesër në orën 09:30 do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re. Rama pritet të shpallë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në mandatin e 4. Shpallja e qeverisë së re do të vijë një ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri. Takimi do të mbahet në kompleksin “Xibraku” . Në lidhje me kabinetin e ri, kreu i qeverisë është shprehur se do të jetë një përzgjedhje që do të reflektojë vullnetin e 11 majit, me deputetët të vjetër e të rinj. Të angazhuar të rinj e të vjetër, askush nuk ka asgjë të sigurt dhe kush do të jenë ata duhet të presim edhe pak. Në parlamentin e ri,...