Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Duam komision hetimor për 11 majin”/Boçi: Futja në parlament nuk të pengon të mos njohësh zgjedhjet
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ishte i ftuar në Ditarin e pasdites në A2 CNN me gazetarin Pandi Gjata ku dha disa detaje për mbledhjen e kryesisë së PD dhe vendimet që ajo mori në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Boçi u shpreh se vendimi kryesor i Kryesisë ishte pjesëmarrja në Kuvend dhe tregoi se një nga hapat e para të opozitës në betejën e saj politike do të ishte kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për disa çështje mes të cilave zgjedhjet e 11 majit apo dosja McGonigal. “Vendimi kryesor ishte hyrja në parlament, ishin përvijuar 2-3 opinione për mosfutjen në parlament dhe opinioni tjetër që argumenton që një largimi nga parlamenti nuk sjellë të mirë për opozitën. Në...