Rebelët Huthi: Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit

Rebelët Huthi: Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit

Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli po kryen sulme të rënda ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Ende është e paqartë se çfarë caqesh po sulmohen ose nëse ka viktima. Anees al-Asbahi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga rebelët, dhe zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree, konfirmuan sulmet e 10 shtatorit. Izraeli ende nuk ka reaguar për këto raportime. Izraeli edhe në të kaluarën ka kryer sulme në përgjigje të sulmeve të kryera nga rebelët jemenas, Huthi – të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – me raketa dhe dronë drejt Izraelit. Rebelët Huthi mbështeten nga Irani. Ky grup jemenas, mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe palestinezët në Rripin e Gazës. Që kur ka...