Eksplorimi në Mars bën një hap gjigant, NASA gjen komponime që mund të ketë shenja jete në planetin “e kuq”

Eksplorimi në Mars bën një hap gjigant, NASA gjen komponime që mund të ketë shenja jete në planetin “e kuq”

NASA ka bërë një zbulim të rëndësishëm në kërkimin për gjurmë jete jashtë Tokës. Roveri Perseverance, që eksploron Marsin që nga viti 2021, ka identifikuar komponime organike dhe minerale në kraterin Jezero, të cilat në Tokë lidhen shpesh me mjedise të favorshme për jetën mikrobike. Zbulimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, përfshin molekula karboni, vivianit dhe greigit – elementë që mund të jenë të origjinës biologjike ose gjeokimike. Krateri Jezero u zgjodh si vendi i uljes së roverit sepse dikur ishte një pellg liqeni i ushqyer nga përrenj, një ambient i përshtatshëm për depozitimin e argjilave dhe mineraleve që ruajnë historinë klimatike dhe gjeologjike të Marsit. Që prej mbërritjes, Perseverance ka mbledhur mbi 30 mostra të ruajtura për një mision të ardhshëm kthimi në...